Getinjo ngre shqetësim për përdorimin e ChatGPT-së në problemet familjare
Përdorimi i “Chatgpt”-së tashmë është bërë “varësi” nga shumë persona.
Për këtë fakt është shqetësuar edhe reperi kosovar Getinjo, shkruan Indeksonline.
Përmes Instastory ai ka theksuar se njerëzit janë bërë shumë të varur nga ky aplikacion, dhe po e pengon më së shumti është fakti se po teprohet, duke e përdorur për gjendjen emocionale, si edhe për çështje thellësisht intime e personale.
Duke u treguar i sinqertë, Getinjo pranoi se edhe ai vetë e përdor këtë mjet inteligjence artificiale, por e kufizon atë vetëm për të marrë njohuri dhe informacione të reja.
“Unë jom tu menu që njerëzit janë obsesionu jon bot e varun prej “Chatgpt”, shumë e nevojshme është chatgpt për shumë sene po jom tu e pa që shumë e njeri është tu e përdorë për gjendjen emocionale jon tub o muhabet për sene intime, për sene personale që i kanë me njerëzit e chatgpt-ja pi ngushëllon njerëzit”, tha ndër të tjerash./Indeksonline/

