75 Mall Live Search
18:13 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Getinjo publikon fotografi me gjyshërit: Dashuria për ta është e veçantë

Getinjo bashkë me Mozzik  edhe gjatë vitit 2019 kanë numëruar suksese të shumta, me projekt e koncerte të ndryshme.

Reperi i njohur, për shkak të angazhimeve profesionale është vazhdimisht larg familjes dhe personave më të dashur për të.

Ai së fundi në një postim në Instagram, solli një imazh përkrah dy gjyshërive të tij nga ana e nënës , për të cilët shprehu dashurin që ka për ta.

“Babgjyshi dhe gjyshja (prindërit e nanës).Dashunia për kta është e veçantë, edhe pse nuk i shoh shpesh për shkak jetës dinamike qe e jetojmë, un i dua dhe i çmoj përgjithmonë, familja është parajsa”, ka shkruar Getinjo./Indeksonline/