12:41 / E Premte, 15 Shtator 2023 / A. M.

Getinjo s’është arrestuar, Mozzik flet për Indeksonline

Një artikull po qarkullon në rrjetet sociale se reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo është arrestuar.

Mirëpo, ky lajm është demantuar nga vëllai i tij, Mozzik. Në një prononcim për “Indeksonline” ai ka hedhur poshtë këto shkrime. “Jo, fake news është ky”, ka thënë shkurt ai.

No photo description available.

I gjithë ky “trubullim” erdhi pasi Mozzik ka ndarë për publikun një postim në Instagram me mbishkrimin:  “Liri për Getin. Shihemi së shpejti vëllai im, dashtë Zoti”. /Indeksonline/