75 Mall Live Search
14:32 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Getinjo tregon talentin e tij të fshehur

Reperi i njohur nga Ferizaj këtë herë ka treguar një tjetër talent të fshehur.

Getinjo vikendin e së shtunës e ka nisur me ndjenja patriotike duke performuar me një çifteli, shkruan Indeksonline.

Në një videon të publikuar nga vet reperi shihet teksa ai luan ritmet e këngës “Në një portokalle moj”.

“Mirëmëngjes me ndjenja shqiptare”, ka shkruar reperi sipër videos.

Ndryshe, reperi është në përgatitje të projekteve që pritet të publikohen së shpejti./Indeksonline/