Getinjo zbulon arsyen se pse ishte në burg

Getinjo vite më parë kishte qëndruar në burg për disa muaj.
Getinjo është njëri prej reperëve më të talentuar në estradë, dhe fansat e tij janë të interesuar shumë të dinë më shumë rreth jetës së tij.
Reperi nga Ferizaji, dje ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku zbuloi shumë të pathëna edhe rreth jetës së tij private.
Ai kishte cekur edhe më parë, se para disa viteve kishte qëndruar në burg për disa muaj.

Reperi ka zbuluar arsyen e qëndrimit.
“Në vitin 2014 kam qenë në burg, kam ndenjur dy muaj. Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprizë, do të thotë psikologjia që ka biseduar me mua gjatë muajit që kam qenë aty, më ka parë që nuk jam për aty kam qenë në energjinë që po du me ndez”, ka thënë ai.
“Unë bisedova gjatë ditës me të dhe tha se po mërzitna se nuk je për ditëlindje, dhe kur erdha më pas ke diçka wow”, thekson më tej 29-vjeçari.