75 Mall Live Search
16:26 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / OSH

Gexha: Masat e reja do të merren në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballje me pandeminë.

Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se kërkesë e kryetarëve të komunave të Kosovës në këtë takim ka qenë heqja e orës policore dhe mbajtja e maskës në raste kur një person është duke ecur i vetëm.