12:30 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / AR

Gëzim i madh për familjen mbretërore, Mbreti Charles në fitoren e tij të parë

Mbreti Charles u lumturua këtë javë pasi kali i tij fitoi ngjarjen e parë të kërcimit në Wincanton Steal a March. Kali fitoi dhe paratë e çmimit arritën në 13,000 paund, ndërsa kjo ishte fitorja e tij e parë, ku kuajt duhej të hidheshin me pengesa.

Mbreti Charles do të mbajë rreth 80% të fitimeve të tij, me 10% për kalorësit dhe 10% të tjera për trajnerin.

Fitorja do të festohet në Sandringham, ku monarku dhe Camilla ende po kalojnë sezonin festiv.

Megjithatë, festimet e këtij viti janë ndryshe pasi nëna e Charles, Mbretëresha Elizabeth, ka ndërruar jetë. Mbretëresha Elizabeth ishte shumë e dhënë pas kalërimit dhe zotëronte disa kuaj garash, të cilët u trashëguan nga Mbreti Charles kur ajo vdiq në shtator.