75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

Gëzim Kelmendi: Terrorizmi s’njeh fe, terroristët meritojnë goditje të fuqishme!

Pas sulmeve që po dyshohet të jenë terroriste, ku mbetën të vdekur disa persona e dhjetëra të plagosur, vjen edhe reagimi i kryetarit të Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

Ai ka thënë se terrorizmi s’nejh fe, komb e as racë.

Ky është reagimi i plotë:

Vrasja që ka ndodhur sonte në Vienë është akt i tmerrshëm terrorist.

Ata që kanë bërë këtë krim monstruoz meritojnë dënim të ashpër.

Terrorizmi nuk njeh fe, komb as racë.

Terrorizmi dhe terroristët meritojnë goditje të fuqishme.

ZOTI dhuroftë paqe e qetësi në Austri në veçanti dhe në botë në përgjithësi.