08:33 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gëzim Kelmendi thotë se BQK-ja po i plaçkit qytetarët me rritjen e sigurimit të automjeteve

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se Banka Qëndrore e Kosovës, po i plaçkit qytetarët me rritjen e sigurimit të automjeteve, duke e quajtur këtë vendim si skandaloz, shkruan IndeksOnline.

Kelmendi tha se kreu i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës, duhet ta ndalë këtë plaçkitje dhe të punojë në të mirën dhe interesat e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Plaçkitja e qytetarëve !

Banka Qëndrore e Kosovës ka marrë vendim me 1 Nëntor që të rritet sigurimi i automjeteve për 26%. Ky vendim i BQK-së është plaçkitje e qytetarëve të Kosovës. Ky vendim i BQK-së është skandaloz dhe dëmton rëndë interesin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri i ri që vjen duhet urgjentisht ta ndalë plaçkitjen e qytetarëve.Kryeministri duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Gëzim Kelmendi

Ndryshe që nga dje ka filluar të zbatohet vendimi i BQK-së për rritjen e sigurimit të automjeteve, nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë.

BQK-ja para disa ditësh kishte vendosur që sigurimet e automjeteve të rriten për 26 përqind, vendim ky i cili ngjalli paknaqësi të shumëta tek qytetarët dhe shoqëria civile, kundër këtij vendimi u paralajmëruan edhe protesta. /IndeksOnline/