21:43 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gëzim Kelmendi, VV-së: Bëni çka të doni, veç Zotin mos e futni në pazar

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi ka folur rreth skandalit të Lëvizjes Vetëvendosjes rreth publikimit të SMS-ave të deputetës, Aida Dërgutit duke ofenduar kështu ish- liderin e VV-së, Albin Kurtin.

Për këtë, deputeti i VV-së, Fisnik Ismaili reagoi duke i dalë në mbrojtje Dërgutit për këtë veprim që e ka bërë.

Mirëpo, ish-deputeti Kelmendi ka porositur Ismailin që të mos përdorë fjalor të ulët në raste të tilla.

Ai ka thënë po ashtu se Vetëvendosja mund të shpifë çdo gjë, por sipas tij, “Zoti” nuk duhet të përshihet në ‘pazaret e tyre’.

Postimi i tij i plotë i Kelmendit:

Fisnik Ismaili , deputet i VV–së

Nuk dua të përzihem në mosmarrëveshjet e juaja të brendshme të VV-së.

Unë e di që ti shpesh përdorë fjalor të ulët dhe fjalë banale , bile nuk i kursen as motrat e dëshmorëve.

Por një gjë dije se ne jemi 96% musliman në këtë vend dhe nuk kemi dëshirë që dikush të na e përmend ZOTIN në kontekstin negativ ashtu si ti e ke përmendur në shkrimin tënd të sotëm.

Keni kujdes ju të VV-së, thuani ç’të doni ,shpifni sa të doni ( ashtu si e potencoj edhe vet deputetja Aida Dërguti se ju shpifni dhe linçoni) por ZOTIN mos e përfshini në ” pazaret e juaja”.

Gëzim Kelmendi./Indeksonline/