Gëzim për Barçën, Gavi rikthehet në stërvitje
Gavi ka bërë rikthimin e tij nga lëndimi.
Mesfushori spanjoll, u pa teksa stërvitej me Barcelonën për herë të parë që nga lëndimi i tij në gusht.
Ende nuk dihet se a do të jetë prezent në ndeshjen e radhës ndaj Levantes, në La Liga.
Gavi, u lëndua në gjurin e djathtë gjatë stërvitjeve me klubin më 29 gusht, ku më pas iu nënshtrua një operacioni./IndeksOnline/

