75 Mall Live Search
12:12 / E Martë, 06 Gusht 2024 / mp

Gëzimi i kthehet në hidhërim, qiti me armë në dasmë arrestohet

Policia e stacionit në Kaçanik më 05.08.2024 rreth orës 23:45 ka pranuar një informacion se në fahatin Kovaçec të Kaçanikut, në një aheng familjar kishte të shtëna me armë.

Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin A.M ( M/K) i moshës 39 vjeçar, tek i cili është gjetur arma, me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pistoletë) dhe sasia e municionit.

Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”  dhe ” Armëmbajtje pa leje”

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat penale që rrezikojnë jetën e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.