75 Mall Live Search
10:33 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gëzimit s’ia hapin dyert partitë, vazhdon një rrugëtim tjetër

Partia Fjala nuk i është bashkuar asnjë koalicioni parazgjedhor për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë të vetëm, shkruan Indeksonline

“Ne FJALA kemi qenë të hapur dhe u jemi ofruar për koalicion parazgjedhor, por disa parti politike na refuzuan dhe nuk deshën koalicion me ne. Kështu që ne nuk do të dorëzohemi, ne FJALA do të vazhdojmë rrugëtimin tonë të vetëm në këto zgjedhje që do të mbahen me 6 tetor. Brenda këtyre ditëve do ta kompletojmë listën me kandidat për deputet. Ne jemi të Kosovës dhe për Kosovën”, ka shkruar ai.