15:22 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Gëzimja dhe Hamza sot festojnë përvjetorin e martesës!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, para pak kohësh është bërë gjyshe.

Lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit, Gëzimja, nusja e djalit të saj Hamzës e cila perms rrjeteve sociale ka ndarë këtë ndjenjë të vecantë me fansat, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ajo përsëri ka bërë një postim ku ka treguar se ajo dhe Hamza, sot festojnë 1 vjetorin e martesës së tyre.

Ky përvjetorë është edhe më special për ta pasi tanimë janë prindër.

“Sot po e festojmë përvjetorin e pare të martesës zemra ime Hamza, me engjullin që na fali Zoti. Na i përmbushe zemrat Emma jonë e bukur”, ka shkruar ajo përkrah fotografive që ka publikuar. /Indeksonline/