“Gëzohet” 23-vjeçari, gjuan me armë në aheng familjar në Fushë Kosovë

Sot rreth orës 12:50 ka pasur gjuajte me armë zjarri në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
Me të marrë informacion, njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hasur në një aheng familjar.
Indeksonline nga burimet e veta brenda PK-së mëson se, në vendngjarje Policia gjeti 33 gëzhoja të shkrepura.
Personit të dyshuar më pas i është gjetur një armë me dy plumba jashtë karikatorit, e cila është konfiskuar nga njësia e hetimeve.
I dyshuari F.A. 23-vjeçar është sjellë më pas në stacionin policor të Fushë Kosovës dhe ndaj tij është hapur rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm /Mbajtje në pronesi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve”.
23-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/