07:48 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

”Gëzuar ditëlindjen, dështake”, torta e kësaj vogëlusheje 2-vjeçare po bën namin në rrjete sociale

Gjëja e fundit që imagjinoni të lexoni në një tortë është urimi ‘’Gëzuar ditëlindjen, dështake!”, aq me tepër drejtuar një vogëlusheje dyvjeçare, e cila as aq ia ka idenë kësaj fjale, por ja që një gabim drejtshkrimor është bërë viral në rrjete sociale. Vajza e vogël që shihni në foto quhet Elizabeth, e për fat të mirë nuk di të lexojë, në të kundërt do të kishte bërë ”kasaphanë” pasi torta e saj e ditëlindjes nuk është aq ”normale” sa mund të mendoni.

Ka qenë mamaja e saj Melin Jones që ka ndarë episodiën e pakëndshëm, por edhe qesharak në një postim në Facecook, duke na rikujtuar se njëlloj si dokumenatat që duhen lexuar para se t’i firmosin, edhe porositë duhen të kontrollohen para se t’i merrni. Ajo kishte një porositur një tortë tek ”Walmart”, por që nuk ngjante aspak me atë që dëshironte.

”Nuk e dija çfarë më priste. E nxora nga makina, i hodha një sy dhe aty vura re se punonjësi kishte shkruar ‘Loser’ ( dështake) në vend të fjalës ‘Lizart’ (hardhucë) që është nofka që i kemi vënë vajzës. Në fillim u habita, por pastaj thjesht nuk po mbaja dot të qeshurën. Më pas, Melin e futi ëmbëlsirën brenda dhe i bëri një foto bashkë me vajzën që kishte bërë një fytyrë të mërzitur.”

Që nga momenti i shpërndarjes, postimi është bërë viral në internet dhe ka shkaktuar shumë buzëqeshje tek përdoruesit e rrjeteve sociale./Indeksonline/