75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / G T

Giacomo Vrioni nuk shkon në Turqi, por i bashkohet një lojtari shqiptar në futbollin italian

Futbollisti i njohur shqiptar, Giacomo Vrioni është afër të bëhet me klub të ri.

Pas largimit nga Montreali, sulmuesi shqiptar mbeti si “lojtar i lirë” në treg, shkruan Indeksonline

Dje u raportua se mund të nënshkruaj me Sivassporin në Turqi. Megjithatë, lojtari ka preferuar Italinë si destinacion i radhës.

Siç raporton “Sky”, Vrioni është afër marrëveshjes me Cesenan.

Vrioni pritet të zyrtarizohet te skuadra nga Serie B dhe do jetë bashkëlojtar me sulmuesin shqiptar, Cristian Shpendi./Indeksonline/