75 Mall Live Search
12:51 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Giampaolo i ka ditët e numëruara, zëvendësuesi i tij është një interist

Milani nuk po kalon një formë të mirë në këtë fillim të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Giampaolo ka arkëtuar 6 pikë në katër ndeshjet e para, me dy humbje dhe dy fitore.

Por përveç rezultateve, e keqja e kësaj skuadre është loja e dobët që ka zhvilluar në këtë start, shkruan Indeksonline.

Drejtuesit i kanë dhënë afat 3 ndeshje trajnerit për të reflektuar, ndryshe ai do të shkarkohet.

Një emër i mundshëm për të zënë vendin e tij është Luciano Spalleti.

Ish-trajneri i Interit aktualisht është i papunë dhe mund të provojë vetën në stolin kuq e zi.

Allegri dhe Mourinho janë përmendur gjithashtu si kandidatët për trajnerë te Milani. /IndeksOnline/