75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Giampaolo do t’i “plasë” tifozët e Milanit me këtë vendim

Milani sonte luan në Torino në ndeshjen e xhiros së pestë të Series A.

Rosonerët në këtë ndeshje vijnë pas një starti jo shumë të mirë, me dy fitore dhe dy humbje, shkruan Indeksonline.

Skemat e trajnerit Giampaolo nuk po u pëlqejnë tifozëve të Milanit që kanë shprehur dëshpërimin e tyre pasi trajneri nuk po i aktivizon blerjet e reja.

Edhe në ndeshjen kundër Torinos, italiani pritet të startojë me Rodriguezin në krahun e majtë të mbrojtjes, duke e lënë në stol Theo Hernandezin.

MILAN (4:3-1:2): Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso; Piatek, Leao.