08:01 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Giampaolo, trajneri më i dobët i dekadës

Rezultatet e dobëta bënë që fitorja e fundit të mos mjaftonte. Me ndeshjen ndaj Genoan përfundoi edhe aventura e Marco Giampaolos në krye të Milanit.

E nisur në fund të sezonit të kaluar, kjo histori zgjati 111 ditë, çka e bën 52-vjeçarin trajnerin e shkarkuar më shpejt mes të gjithë atyre që kanë nisur sezonin e ri me kuqezinjtë. Ide që nuk u zhvilluan kurrë, grintë e pakët dhe ecuria e dobët ishin shkaqet që minuan punën e Giampoalos dhe sollën shkarkimin e tij.

Drejtuesit përfituan nga pushimi i kombëtareve për të larguar teknikun e për të nisur punën me një strateg të ri që duhet të stabilizojë skuadrën dhe renditjen. Përveç 4 milionë eurove që do të arkëtojë, 52-vjeçari lë trashëgimi një ecuri, që te Milani nuk e ka pasur asnjë trajner në dekadën e fundit.

Megjithëse iu dhanë vetëm shtatë javë kohë në kampionat, Giampaolo pati një mesatare prej 1.29 pikësh për ndeshje, më dobëta që në kohën kur në stolin kuqezi ulej Masimiliano Alegri, teknik falë të cilit kuqezinjtë udhëtonin më një mesatare pikësh prej 2.39 për takim.