Gianluigi Donnarumma ka frikë nga skuadra franceze

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të zjarrta në Ligën e Kombeve.
Italia do të jetë nikoqire e Francës, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin ”San Siro”, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.
Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma gjatë konferencës për media ka thënë se ka frikë nga skuadra franceze.
” Franca? Është një kundërshtar me pak mungesa, por ne e dimë cilësinë e zëvendësimeve të tij dhe të gjithë skuadrës. Një Francë që nuk ka marrë rezultat në ndeshjen e fundit (kundër Izraelit) do të jetë një Francë hakmarrëse. Kishte pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen, por sot do të punojmë në situata të caktuara. Do të duhet të vuajmë sepse është një ekip teknik, me një kolektiv të mirë dhe i njoh pak sulmuesit e tyre. Do të duhet të jemi agresivë .”, ka deklaruar Donnarumma.
Kjo është ndeshja e fundit e këtij edicioni në Ligën e Kombeve, me Italinë që është lidere e Grupit 2 në Ligën A me 13 pikë, tre më shumë se Franca./IndeksOnline/