75 Mall Live Search
09:05 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / G T

Gianni Infantino: Po t’ishit pranuar në atë kohë, këtu do luante edhe Shaqiri…!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, javën e kaluar ishte mysafir special në Kosovë, ku u dekorua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Infantino pas ceremonisë, realizoi një intervistë në podcastin e FFK-së, shkruan Indeksonline

Ai foli për gjithçka, kurse përmendi edhe futbollistët që s’arritën të luanin për Kosovën, si Shaqirin e të tjerët – kjo për shkak se Kosova nuk ishte pranuar në UEFA dhe në FIFA.

“Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme

“Siç e di, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë.

“Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën. Por në atë kohë Kosova nuk ishte pranuar. Fatkeqësisht, në atë kohë.

“Por e dini, të gjithë këta lojtarë ndiejnë shumë për Kosovën, sepse prindërit e tyre kanë qenë të detyruar të largohen dhe të integrohen në një vend tjetër. Megjithatë ata janë rritur me rrënjët e vendit të tyre”, u shpreh Infantino

/Indeksonline/