75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Giggs jep një lajm të keq për tifozët e Arsenalit

Aaron Ramsey është bashkuar me Wellsin në ndeshjet eliminatore për Euro 2020.

Skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs fillimisht do të luaj në Trindad dhe Tobago para ndeshjes kundër Sllovakisë të dielën, e vlefshme për ndeshjet kualifikuese.

Megjithatë trajneri ka bërë të ditur se njëri nga lojtarët kryesorë, Ramsey është i lënduar dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e parë dhe është në dyshim për të dytën.

Giggs ka shpresë se mesfushori do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Sllovakinë të dielën.

Pas eleminatoreve, Ramsey do të bashkohet me Arsenalin për ndeshjen me Newcastle dhe do të vlerësohet gjendja e tij.

Ai ka bërë 25 paraqitje për Arsenalin në kampionat këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar në gjashtë. /IndeksOnline/