75 Mall Live Search
09:50 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Giggs: Në vitin 2003 kam qenë afër transferimit në Itali

Ryan Giggs ka qenë një simbol i padiskutueshëm i Manchester United. Megjithatë ka qenë një moment në të cilin historia e dashurisë mund të ishte ndërprerë, për shkak të ndërhyrjes së një klubi italian.

Këtë e ka zbuluar vetë ish-lojtari në një intervistë të dhënë për Sky Sport.

Në 2003- shin u largua Baeckham dhe u fol për një interesim të Inter-it për mua. Nuk kisha dëgjuar asgjë, edhe pse nuk e fillova shumë mirë sezonin pasardhës”, ka thënë Giggs.

Megjithatë, arrita ta mbyll mirë. David u largua dhe ajo ka qenë hera që kam qenë më afër largimit. Por nuk kam dashur kurrë ta bëj. Sigurisht, kam dëshiruar gjithmonë një sfidë të re çdo vit, por isha pjesë e një skuadre për të cilën adhuroja të luaja”.

Si futbollist kërkon gjithmonë një sfidë dhe kishte mundësi të ndryshme në fillimin e çdo sezoni, si të bëhej fjalë për të mbrojtur titullin, ashtu edhe për të fituar disa kampionate radhazi dhe për të fituar Champions-in”.