75 Mall Live Search
12:40 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / C E

Giggs rrëfen për tradhëtitë në dashuri, shkoi edhe me kunatën e tij

Ditë e re e deklaratave në gjyqin e Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij Kate Greville e ka denoncuar për sulm dhe sjellje shtrënguese. Lojtari legjendar uellsian i Manchester United, për herë të parë pranoi para Gjykatës së Kurorës së Mançesterit se është “mashtrues i dashuruar”, duke shpjeguar se “ai nuk mund t’i rezistojë kurrë një gruaje tërheqëse”, teksa rrëfeu edhe se si e tradhtoi ish-gruan (Stacey Giggs) me Kate Greville.

Giggs kujtoi se Kate Greville e filloi lidhjen e tyre, kur të dy ishin të martuar dhe se ajo u largua nga burri i saj “jo më shumë se gjashtë muaj pas” takimit të tyre të parë seksual. Uellsiani ka patur gjithashtu edhe një lidhje tetëvjeçare me partneren e vëllait të tij dhe u përpoq të joshte nënën e kunatës. Giggs tha, sipas gazetës ‘Daily Mail’, se ai kurrë nuk ka qenë besnik ndaj të gjitha ish-të dashurave të tij dhe e përkufizoi veten si “një person flirtues nga natyra”.

Për jetën e tij të ngjeshur të dashurisë, Ryan Giggs foli për pabesinë publike ndaj ish-gruas së tij Stacey Giggs me kunatën e tij Natasha, partneren e vëllait të tij për tetë vjet. Në vitin 2011, Giggs i ofroi vëllait të tij Rhodri, 280.000 euro për të mbyllur gojën dhe për të ndaluar publikimin e sekreteve të dhomës së tij të gjumit . Në të njëjtin vit, “Daily Mirror” publikoi se Giggs u përpoq të joshte Lorraine Lever, nënën e kunatës së tij Natasha.

“Nuk mund ta besoj se çfarë po bën Ryan me jetën e tij. Ai është një ‘grabitqar’ i grave. Ai mund të ketë një varësi ndaj seksit pa e ditur këtë. Problemi i tij është se ai nuk mund t’i mbajë pantallonat lart dhe ka nevojë për ndihmë”,- tha një burim i konsultuar nga gazeta britanike.

Kur u pyet nëse ai kishte goditur ndonjëherë Kate Greville, anësori uellsian i Manchester United ishte i hapur: “Jo”. Arsyetimi i bërë nga ish-lojtari i Manchester Cityt ishte se “Unë e pranoj që gjatë asaj përleshje koka ime u përplas me të sajën. Nuk jam i sigurt nëse ishte fytyra apo koka, por jam i sigurt se nuk ishte e qëllimshme”.