08:22 / E Enjte, 21 Shtator 2023 / AR

Gigi feston ditëlindjen e vajzës, Zayn nuk ishte prezentë

Gigi Hadid po feston ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Khai. Supermodelja ndau fotografi të shumta në historitë e saj në Instagram, me njërën ku shfaqet babai i saj Mohamed Hadid.

Por në asnjërën prej tyre nuk ishte Zayn, babai i vogëlushes.

Gigi Hadid feston ditëlindjen e vajzave pa Zayn Malik
Gigi Hadid feston ditëlindjen e vajzave pa Zayn Malik

Ish-çifti u nda në vitin 2021 pasi mirëpritën fëmijën e tyre në vitin 2020.

Modelja dhe këngëtari britanik filluan të takoheshin në fund të 2015-ës.  Ata u shfaqën së bashku në videoklipin romantik të Malik “Pillowtalk” në vitin 2016 dhe në Met Gala në Nju Jork, por njoftuan në vitin 2018 se ishin ndarë.