75 Mall Live Search
11:18 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Gigi Hadid, beqare, por sa e bukur

Modelja e njohur, Gigi Hadid ka qenë shumë e vetmuar në Ditën e të Dashuruarve.

Ajo ishte në një festë në New York, në Ditën e të Dashuruarve. Nga festa ajo doli shumë herët, transmeton Indeksonline.

Përkundër që ajo ishte veshur me shumë stil në këtë festë, fytyra e saj pas daljes ishte trishtuar. Kjo pasi që nuk ka shumë kohë që është ndarë nga i dashuri i saj, Zayn Malik.

Ndarja e çiftit erdhi krejt papritur. Gigi dhe Zayn ishtin ndër çiftet më përfolura në mediat rozë për lidhjen e fuqishme që kishin me njëri-tjetrin.

Ata ishin në lidhje që nga viti 2015 dhe është hera e parë që në katër vitet e fundit, dyshja festojnë Ditën e të Dashuruarve të ndarë./Indeksonline/