75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gigi Hadid dhe Kaia Gerber “sundojnë” pistat e Javës së Modës në Paris

Kaia Gerber vazhdoi mbretërimin e saj në Javën e Modës në Paris, ndërsa ajo bashkë me Gigi Hadid sfiluan për koleksionin vjeshtë / dimër 2020/2021 të Chloé të enjten. 

Modelja, 18 vjeçare, u sigurua që të gjitha sytë të ishin tek ajo, ndërsa paraklojë në pistë në një fustan të gjatë me prerje tek njëra këmbë, transmeton Indeksonline. 

Flokët e Kaia ishin stiluar të frymëzuara nga vitet 1920, ndërsa make-up-i i saj ishte i lehtë në mënyrë që të linte të gjithë vëmendjen te koleksioni i ri i Chloé. 

Në anën tjetër Gigi, 24 vjeçare, ndërkohë, dukej me stil në një pallto leshi, të cilën ajo e kishte veshur sipër një fustani mëndafshi pastel. 

Bukuroshja amerikane vuri një shall portokalli dhe të kuq mbi krahun e saj dhe kompletoj dukjen me një palë çizme prej ari./Indeksonline/