75 Mall Live Search
16:04 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Gigi Hadid harron ndarjen nga Zayn Malik, planifikon të blejë një kompleks familjar

Modelja e njohur, Gigi Hadid ka treguar për planet e së ardhmes.

Ajo ka zbuluar se planifikon të blejë një kompleks familjar me vëllezërit e motrat e saj kur një ditë të kenë fëmijë dhe të krijojë familjen e saj.

Modelja 23 vjeçare e cila sot është një nga modelet më të njohura në botë ka treguar se familja e saj ende kalojë pushimet së bashku pavarësisht angazhimeve që kanë.

Gigi ka edhe një motër të famshme, modelen Bella gjysmë motrat Alana dhe Marielle, si dhe vëllain Anëar i cili është poashtu model.

 “Ne kemi një fermë ku qëndrojmë bashkë, por ne ndoshta një ditë mund të blejmë diçka së bashku vetëm që t’i bashkojmë fëmijët tonë në një vend, ne akoma nuk kemi fëmijë, por njëra nga motrat tona ka” u shpreh Gigi Hadid.

Ndryshe, Gigi kohë më parë i dha fund lidhjes së saj me këngëtarin e njohur, Zayn Malik./Indeksonline/