75 Mall Live Search
16:37 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / MSH

Gigi Hadid kapet mat me “ish-in” e shoqes së saj

Gigi Hadid tashmë po del me Bradley Cooper, teksa dyshja u kapën mat mbrëmjen e djeshme duke darkuar së bashku në një restorant në New York.

Ata u fotografuan kur mbërritën bashkë në restorant dhe më pas u larguan, në të njejtën makinë, në eventin e radhës në “Via Carota”. 

Darka me Cooper vjen pasi Gigi i dha fund lidhjes së shkurtër me DiCaprio-n sepse sipas zërave ajo kishte prioritet të bijën 3-vjeçare dhe nuk mund të fokusohej në një marrëdhënie.

Në anën tjetër, Cooper duket se ka lënë pas shpine historinë me mikeshen e Gigit, modelen e njohur Irin Shayk.