Gigi Hadid me dedikim emocionues për gjyshen e ndjerë
Modelja e njohur botërisht Gigi Hadid beson se gjyshja e saj e ndjerë do të jetë me të ” përgjithmonë ”, transmeton Indeksonline.
24-vjeçarja i ka kushtuar një dedikim prekës ‘engjëllit të saj mbretëreshës ’, Ans van den Herik, pasi gjyshja e saj e nënës vdiq nga kanceri dhe vlerësoi’’ guximin, forcën dhe hirin ’’.
Dedikimi prekës nga Gigi erdhi menjëherë pasi nëna e saj, Yolanda Hadid, theu lajmin në orët e para të së shtunës (31.08.19) në mëngjes se nëna e saj kishte vdekur në moshën 78 vjeç.
“Kur të më mungoj më shumë, kujtimet tona të bukura do të të mbajnë afër … Dashuria jonë është e përjetshme dhe gjithmonë do të jesh me mua dhe unë do të jem gjithmonë me ty përtej kufijve të kësaj mbretërie” : Ka shkruar ajo për gjyshen e saj. /Indeksonline/