Gigi Hadid në krahët e të dashurit, gjatë funeralit të gjyshës së saj
Modelja e njohur botërore, Gigi Hadid, u pa së bashku me të dashurin e saj në funeralin e gjyshës, transmeton Indeksonline.
Gjyshja e saj e dashur, Ans Van Den Herik ndërroi jetë në moshën 78 vjeçare, në fund të muajit të kaluar pas një beteje me kancerin, dhe tani do të prehet në Holandë.
Ylli i modës Gigi Hadid, e mbështetur nga I dashuri I saj Tyler Cameron, fluturoi në Roterdam duke i dhënë lamtumirën e fundit gjyshës.
Tyler 26 vjeç u pa duke vendosur krahun rreth Gigi-t, i veshur me një kostum për funeralin.
Kujtojmë që pjesë e këtij funerali ishte edhe Anwar Hadid me të dashurën, këngëtaren shqiptare Dua Lipa. /Indeksonline/

