Gigi Hadid nuk do ta bëjë publike lidhjen me DiCaprion dhe arsyeja është Zayn Malik

Edhe pse kudo përflitet se Gigi Hadid është në lidhje dashurie me Leonardo Di Caprion, vet protagonistët nuk e kanë konfirmuar asnjëherë.
Burimet pranë modeles së njohur thonë se ajo po vonon ta bëjë publike dhe arsyeja është Zayn Malik.
Gigi nuk dëshiron ta lëndojë ish partnerin dhe babain e vajzës së saj.
Një tjetër burim i tha Entertaiment Tonight se Hadid dhe DiCaprio janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin” pavarësisht se i mbajnë gjërat private.
“Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat në nivele të ulëta me marrëdhënien e tyre”, thekson tutje burimi.
“Ata po përpiqen t’i mbajnë gjërat private dhe të mos tregojnë më shumë për publikun.
“Gigi dhe Zayn të dy duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos që të kenë një marrëdhënie të përzemërt, të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë dhe bashkë-prindër të Khai”.