21:25 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gigi Hadid paditet nga njerëzit e Zayn: Nuk i lejohej ta përdorte foton e tij

Gigi Hadid është paditur nga fotografi Robert O’Neill për shpërndarje të pautorizuar të një prej fotove të këngëtarit Zayn Malik.

“Gigi Hadid nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë e autorizuar për të ripublikuar shfaqje publike, shpërndarë apo përdorë atë foto të tij”, thotë Robert O’Neill.
Në mënyrë që të zgjidhet ky problem, O’Neill kërkon që Gigi të pranojë se nuk ka marrë autorizim për ta përdorë këtë foto të ish të dashurit të saj.

Sipas dokumentave ai kërkon gjithashtu dëmshpërblim për problemet e shkaktuara prej 150.000 dollarë.
Gigi dhe Zayn kanë disa kohë që janë ndarë dhe një problem i tillë nuk dihet ku do ta cojë marrëdhënien e tyre miqësore.