14:08 / E Shtunë, 06 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gigi Hadid poston “selfie” sensuale, në krahët e Zayn Malik

Ata konfirmuan në prill se po presin së bashku fëmijën e tyre të parë.

Dhe shtatzëna Gigi Hadid dukej e mrekullueshme ndërsa pozonte për një “selfie” të rrallë me të dashurin Zayn Malik si pjesë e një fushate speciale për British Vogue.

Prindërve që ju janë bashkuar u bashkua nga Helena Christensen e cila gjithashtu ndau një fotografi për një projekt me “Hardlyeverwornit.com” në të cilin personat e famshëm hedhin në ankand sende të çmuara dhe veshje për bamirësi. 

Gigi, 25 vjeç, pozoi në një fotografi bardh e zi me ish-yllin e One Direction, 27 vjeç. Zayn ishte gjysmë i zhveshur teksa pozoj pranë Gigin para pasyrës.

Kujtojmë që dyshja janë duke shijuar kalimin e kohës së bashku ndërsa janë në karantinë mes pandemisë koronavirus, dhe kjo u lejon atyre që të ‘përjetojnë vërtet’ shtatzëninë dita ditës, u shprehen ata kohë më parë.

Lajmi vjen pasi Gigi konfirmoi shtatzëninë e saj ndërsa ishte e ftuar tek Jimmy Fallon, pasi ajo falënderoi prezantuesin e show-it dhe gjithë adhuruesit për urimin për shtatzëninë./Indeksonline/