75 Mall Live Search
18:03 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / AR

Gigi Hadid siç nuk e kemi parë: Modelja flet për jetën pas ardhjes së bebit

Gigi Hadid iu rikthye kopertinave siç vetëm ajo mund ta bëjë, në mënyrën më të veçantë të mundshme!

Në intervistën e fundit për Harper’s Bazaar, Hadid foli gjatë për jetën pas mëmësisë, për vogëlushen Khai dhe për të dashurin e saj, Zayn Malik i cili aktualisht jeton me familjen e saj.

Gigi Hadid siç nuk e kemi parë: Modelja flet për jetën pas

Gjatë rrëfimit të saj, Gigi tha se ajo dhe Malik e nxjerrin të bijën nëpër pyje, vendosin muzikë Bollywood-i me të cilën ajo qetësohet dhe të tre shijojnë maksimalisht natyrën.

Gigi Hadid siç nuk e kemi parë: Modelja flet për jetën pas

“Ajo i do shumë zogjtë, kafshët. Eshtë bukur të jesh sërish jashtë pas një dimri të gjatë e të vështirë. Mezi po pres që Khai të mësoj të kalërojë. Përfundimisht që do të vijë ajo ditë.”- u shpreh Gigi.

Modelja foli gjithashtu edhe për vizitën e bebushes nëpër muzeumet e famshme dhe reagimet e saj të para ndaj botës jashtë, krijesave dhe objekteve të veçanta.

Gigi Hadid siç nuk e kemi parë: Modelja flet për jetën pas

Gigi dhe Zyan janë prindër prej 10 muajsh, por këtij të fundit i është dashur që përveç statusit të ri të përshtatet dhe me familjen Hadid, duke qenë se prej kohësh jeton me ta.

“Në fillim ishte pak në siklet, e vija re. Tani ndihet shumë rehat. Jep mendimin e tij dhe kur jemi në mes të një debati gjithmonë pyesin Zayn se cilën anë do të mbajë ai. Ka shumë sharm dhe zakonisht mban anën e mamit tim. Besoj se është i zgjuar!”- tregon ajo.

Gigi Hadid siç nuk e kemi parë: Modelja flet për jetën pas

Kur përmendet emri Gigi Hadid, të gjithë mendojmë supermodelen që zgjohet dhe fle duke u kujdesur për fytyrën, trupin dhe dukjen e saj në tërësi, por realiteti i saj është komplet ndryshe. Aq më tepër tani që është bërë nënë.

“Unë nuk rri fare para pasqyrës. Edhe dhëmbët i laj gjatë dushit ose kur duke parë jashtë nga dritarja.”- përfundon Hadid.