15:39 / E Martë, 06 Korrik 2021 / OSH

Gigi letër publike, kërkon të ruhet privatësia e vajzës së saj

Modelja Gigi Hadid ka shkruar një letër të sinqertë publike për vajzën e saj të vogël Khai Malik.

Letra i drejtohet posaçërisht medias, paparacëve dhe fansave ku flet per te ardhmen e vajzës së saj.Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë treguar shumë të rezervuar deri më sot sa i përket vogëlushes. Ata nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të saj në rrjete sociale, duke e ruajtur në maksimum privatësinë e së miturës.

“Dëshira jonë është që ajo të zgjedhë si ta ndajë veten me botën kur të rritet dhe që të ketë një fëmijëri normale, pa u shqetësuar për imazhin publik të cilin ajo nuk e ka zgjedhur”, shkroi 26 vjeçarja.

Modelja e ka mbyllur letrën duke falenderuar të gjithë ata që e kanë respektuar privatësinë e saj.