75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / AR

Gigi me të dashurin, shembull për çiftet e reja

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shëtitën rrugëve të Nju Jorkut dhe morën vëmendje me kombinimet në veshje.

Aktori dhe regjisori kishte veshur një bluzë të kuqe dhe pantallona sportiv blu, si dhe ka kombinuar këpucë blu dhe një xhaketë të bardhë, të cilën e ka mbajtur në duar, transmeton Indeksonline.

Nga ana tjetër, Hadid kishte veshur një bluzë të bardhë dhe kishte lidhur një jelek në të njëjtën ngjyrë me bluzën e Cooper. Ajo kompletoi veshjen me një kapele, bizhuteri ari dhe syze dielli. 

“Ata e shijojnë marrëdhënien”

Një burim pranë çiftit tha se ata po e shijojnë lidhjen e tyre. “Ata të dy janë të zënë, por arrijnë të kalojnë kohë së bashku dhe të kënaqen me njëri-tjetrin. Nuk ishim të sigurt se do të kthehej në diçka serioze, por është e qartë se ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku,” zbuloi ai për People./Indeksonline/