75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / AR

Gigi tregon për lindjen e vajzës, “Zayn më ka mbështetur gjithmonë”

Në shtator të vitit 2020 Gigi Hadid e Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.

Familja e tyre u shtua me ardhjen në jetë të vajzës të quajtur Khai, transmeton Indeksonline.

Modelja dëshironte të lindte në një spital në NY, por për shkak të pandemisë, në sallën e lindjes lejohej vetëm një person.

Ajo rrëfeu disa momente gjatë lindjes: “Zayn më ka mbështetur gjithmonë. Unë e kuptova që tashmë kisha lindur, dhe që kisha sjellë në jetë vajzën. Momenti kur e pash vajzën ishte momenti më i lumtur në jetë” shtoi ajo..

Kujtojmë, dyshja janë në lidhje dashurie që nga vitit 2015./Indeksonline/