10:24 / E Martë, 27 Korrik 2021 / AR

Gil në Premier e Lamela në LaLiga, Tottenhami e Sevilla zyrtarizojnë marrëveshjen

Tottenhami ka zyrtarizuar marrëveshjen për transferimin e Bryan Gil (aktualisht i impenjuar në Lojërat Olimpike me Spanjën) nga Sevilja. Nga e njëjta marrëveshje, Erik Lamela bëhet pjesë e klubit andaluz, pra kemi të bëjmë më një shkëmbim kokë për kokë.

Argjentinasi, i cili ka luajtur 25 ndeshje me përfaqësuesen e tij, nënshkruan për tri sezone me Sevillas pas tetë sezonesh të kaluara tek Tottenhami.

Trajneri i Lopetegui fiton një lojtar cilësor që mund të luajë në disa pozicione në fazën e avancuar. Në arkat e Sevillas shkojnë 25 milionë, shifër që mund të bëhet 30 nëse arrihen disa objektiva të caktuara në marrëveshje.