23:50 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Gilardino gol me vollej, në moshë të shtyrë e bën golin e famshëm të Van Bastenit (Video)

Sulmuesi i njohur italian, Alberto Gilardino ka shënuar një gol të bukur sonte gjatë ndeshjes Cittadella – Spezia.

35-vjeçari shënoi dy gola për fitoren e Speziaz 2-1, por goli i tij i dytë është për t’u admiruar, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi në stilin e legjendarit, Marco Van Basten, me vollej në minutën e 62’të, për t’ia siguruar tre pikë të arta ekipit të tij.

Ky ishte goli i katërt në kampionatin Serie B i ish-anëtarit të Milanit, Fiorentinas, Genoas, Hellas Veronas, Palermos, Empolit dhe Pescaras./IndeksOnline/