75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Gili dhe djali i saj hyjnë në “Big Brother VIP Albania”

Fevzije Berani, e njohur si Gili do të jetë banore e “Big Brother VIP” këtë sezon.

Por ajo nuk do jetë e vetme.

Ajo do shoqërohet nga djali i saj, Redon Berani, dhe do të jenë si një banor i vetëm.

“Në fakt Gili dhe Redoni do të hyjnë sot në ‘Big Brother Vip’ si një konkurrent i vetëm. Janë një i vetëm dhe çdo e mirë dhe e keqe u shkon të dyve së bashku”, tha moderatori Ledion Liço.

Edhe Redoni është një reper mjaft i suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri.