75 Mall Live Search
12:43 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gili me familje, shijon vikendin në Greqi

Gili dhe bashkëshorti i saj, Ilir Berani me vite kanë sjellur këngë që kanë lënë gjurmë në muzikë shqiptare.

Ajo me zërin, e Iliri me tekste padyshim që i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti dhurojnë edhe më tutje artit, shkruan Indeksonline.

Por, përveç angazhimeve, çifti janë prindër të dy djemve me të cilët së fundi kanë udhëtuar drejt Greqisë për të kaluar një vikend së bashku.

“Selaniku”, ka shkruar Gili sipër fotografisë ku shihen të gjithë së bashku.

Ndryshe, së fundi Gili ka qenë e angazhuar me projekte muzikore në xhirimet e festive të fundvitit./Indeksonline/