75 Mall Live Search
08:07 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Z S

Gillian Anderson shkëlqen në Paris me elegancë para Javës së Modës

Aktorja e njohur hollivudiane, Gillian Anderson, 57 vjeç, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me paraqitjen e saj elegante në kryeqytetin francez, vetëm një ditë para nisjes së Javës së Modës në Paris.

E veshur me një fustan të bardhë pa mëngë, Anderson u shfaq me një stil të thjeshtë, por mjaft sofistikuar, duke dëshmuar se klasa nuk njeh moshë.

Me flokë të stiluar në mënyrë natyrale dhe grim minimalist, ylli i “The Crown” dhe “The X-Files” u duk si gjithmonë e përmbajtur, por mahnitëse.

Pjesëmarrja e saj në eventet e modës po pritet me interes nga ndjekësit e stilit, ndërsa ajo vazhdon të jetë një ikonë stili dhe force në industrinë e filmit dhe më gjerë./Indeksonline/