17:26 / E Shtunë, 15 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gilman Lika te Gjilani? – futbollisti tregon për të ardhmen e tij

Ditët e fundit emri i futbollistit, Gilman Lika ka qenë shumë i lidhur me skuadrën e Gjilanit.

Lojtari nga Superiorja e Shqipërisë përflitej për një kalim të mundshëm te nënkampioni i Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Lika ka treguar se ka pasur një kontakt nga Gjilani por jo ofertë.

“E vërteta është se kam pas një kontakt para disa ditësh por nuk ka diçka konkrete”, u shprehë ai.

Tutje, ai tregoj se a ka pasur oferta nga klubet tjera kosovare.

“Nuk kam pasur ofertë as nga Gjilani por vetëm një kontakt. S’kam kontaktuar për momentin me asnjë klub tjetër”, përfundoj Lika.

Vitet e fundit kemi parë shumë transferime të futbollistëve nga Shqipëria  të klubeve kosovare./Indeksonline/