Gimbo dhe Selin do të “martohen” në “BBVA”
Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe Selinës.
Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa & Stenaldo dhe Egi & Greta, të cilët morën shumë më pak vota gjatë një sondazhi të publikuar në faqen zyrtare në Instagram të “Big Brother”-it.
Seli tha se i mungonte propozimi, ndërsa Gimbo nuk vonoi dhe i “propozoi” live.
Kështu që këtë javë në “Big Brother” do të ndjekim një dasmë mes Gimbos dhe Selinës.

