Gimbo rrëfen fillimet në botën e muzikës: E nisa i bullizuar dhe…
I ftuar sot DJ Gimbo në “Live nga Shtëpia” nga studioja radiofonike e Top Albania Radio
DJ Gimbo i ftuari i parë i Arditit dhe Selin tregoi se është i shumë talenteve dhe se e ka nisur me vështirësi rrugëtimin e tij në botën e muzikës, i bullizuar.
“Kam filluar si djalë pa mbështetje, nuk kanë qejf me të pa njerëzit mirë. Kam filluar i bullizuar, kur u bëre ti, por kur e ke me synim të pastër, nuk mundet kush me ta prish. Në skenë si DJ kam 5 vite e më parë merresha me skenografi për videoklipe, hite por i ndikuar nga muzika. Prej fillimit, kisha shume qejf që çfarë më shihte syri të ma bënte dora. Në fillim edhe dancer, pastaj me sport ekstrem, e më tej e gjeta veten si DJ”, u shpreh DJ Gimbo.
Për sa i përket lojës së tij në BBVA 5, DJ nga Kosova tha se prej tij “nuk keni parë gjë akoma”.

