Giresse flet para miqësores me Ishujt Faroe, tregon se kush do ta fitoj Kupën e Botës

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes miqësore me Ishujt Faroe.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtune, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline.
Tekniku francez ka thënë se janë duke u përgatitur për të fituar dhe se këto ndeshje shërbejnë për të testuar lojtarët e rinj.
“Luajmë gjithmonë për të fituar, pastaj nëse ia dalim apo jo nuk mund ta them, por padyshim që ne përgatitemi për ta fituar këtë ndeshje.
Nuk mund të bëjmë një bilanc apo përmbledhje të tilla tani, ndërsa nuk janë zhvilluar ende dy ndeshje. Presim të zhvillohet ndeshja nesër pastaj mund të bëj bilancin për lojtarët që mund të ftohen edhe në të ardhmen.
Kjo pjesa e ftesës është një problem i përjetshëm do ta quaj, sa i përket Kombëtares. Realitet është që koha është e limituar dhe kemi vetëm dy ndeshje, do të donim të kishim më shumë kohë por nuk mundemi, pasi FIFA na ka lënë kaq kohë dhe ky është realiteti.”, ka deklaruar Giresse.
Kur jemi në prag të fillimit të Kampionatit Botëror, Giresse është pyetur nga gazetarët se cila kombëtare do ta fitoj këtë troefe, dhe kjo ishte përgjigjeja e tij:
”Pyetjes do i përgjigjem me një pyetje tjetër kush mendoni ju që e fiton Botërorin? Flamuri me ngjyrat kaltër, bardhë dhe të kuq”, duke lenë të kuptohet se Franca do të jetë kombëtarja e cila do ta fitoj Kupën e Botës./IndeksOnline/