15:50 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / B O

Giresse mbërrin në Kosovë, nesër pritet të bëhet prezantimi

Alain Giresse, ka mbërritur në Prishtinë.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se ai do të prezantohet si trajner i Kosovës në një konferencë për media që pritet ta mbajë nga ora 14:00.

Francezi karrierën si trajner e ka filluar te skuadra e Toulouse, për të vazhduar më pas te Paris Saint-Germain, Far Rabat, ndërsa më pas ka drejtuar kombëtare si Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe Tunizia.