75 Mall Live Search
23:23 / E Premte, 27 Tetor 2023 / Gj. Sh

Girona e ka serizosh këtë vit, lë prapa Real Madridin e Barcelonën

Skuadra e Gironas është befasia më e këndhsme këtë sezon në La Liga.

Girona sonte ka shënuar fitoren e radhës, duke e mposhtur në shtëpi Celta Vigon, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Fitorja ka ardhur në kohën shtesë, me golin e Yangel Herrera në 90+1.

Girona deri më tani numëron nëntë fitore, një barazim dhe një humbje, duke kryesuar tabelën e La Ligës me 28 pikë, tre më shumë se Real Madridi dhe katër më shumë se Barcelona.

Në anën tjetër, Celta renditet në vendin e 18-të me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 ndeshje./IndeksOnline/